Rangnik dëshiron t’i japë shiritin Ronaldos, Maguire heziton

Një tjetër çështje hapet në Manchester United, pasi Ralph Rangnick në përpjekjen e tij për të ndryshuar klimën dhe për të tronditur dhomën e zhveshjes së ekipit të tij, dëshiron t’i japë shiritin e kapitenit Cristiano Ronaldos.

Sipas një raportimi ekskluziv të “Mirror”, trajneri në detyrë dhe Cristiano Ronaldo, Harry Maguire janë ulur në të njëjtën tavolinë në mënyrë që gjermani të përcjellë mendimet e tij për ndryshimin e kapitenit, pasi mbrojtësi anglez ka një sezon të keq.

Megjithatë, Harry Maguire u shpreh negativ për këtë mundësi, pasi beson se nuk do të jetë një vendim i përkohshëm deri në fund të sezonit, por një vendim i përhershëm.

Sipas raportit, mbrojtësi anglez tashmë ndihet shumë i pafavorizuar, pasi ndikimi i Cristianos në dhomat e zhveshjes dhe veçanërisht te lojtarët e rinj është shumë i madh.

Pas këtyre zhvillimeve, dhomat e zhveshjes së “djajve të kuq” duken të ndara , pasi e njohin si katalizator praninë e Cristiano Ronaldos në dhomat e zhveshjes, por besojnë se duhet t’i qëndrojnë besnikë liderit të tyre.

Raporti përfundon me anën e Cristiano Ronaldos. /albeu.com/


Shtuar 17.02.2022 22:16