U “kryqëzua” për performancën në koncertin e Noizyt, Stresi publikon prapaskenat (VIDEO)

Performanca e Stresit në koncertin e Noizyt më 4 gusht ishte një nga më të shumëpriturat e publikut, nisur edhe nga rikthimi i shoqërisë së reperave.

Por duket se ishte pikërisht kjo performancë që zhgënjeu publikun.

Në rrjet shpërthyen kritikat krahas videos ku Stresi stonoi në koncert. Por reperi reagoi menjëherë duke kërkuar falje dhe duket sqaruar se u has me probleme teknike.


Së fundmi si përgjigje ndaj gojëve të liga, Stresi ka publikuar një video nga prapaskena ku shihet duke rregulluar mikrofonin dhe kufjet. Që në përgatitje vihet re se ka patur diçka që nuk shkon.

“Tani, lehni si qenë, o ziliqarë. Por, nuk ka problem. Ju vazhdoni flisni, unë kam disa punë të tjera.”-shkruan ai duke e shoqëruar statusin me emojin e parave.


Shtuar 7.08.2023 12:27