Aksident tragjik në Lushnje, vdes në rrugë 54 vjeçari
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lushnje.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Halilaj, rreth orës 18:50.

V. B., 54 vjeç, banues në fshatin Verri, Fier, duke drejtuar një motomjet, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin F. K., 43 vjeç, banues në Halilaj.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi V. B., dhe është dëmtuar shtetasi F. K., i cili ndodhet në Spitalin Lushnjë jashtë rrezikut për jetën /albeu.com/
Shtuar më 20/10/2020, ora 20:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori