Aksident tragjik në Itali, vdesin dy shqiptarë
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave është regjistruar në orët e para të së shtunës në autostradën A14 Bologna – Taranto, në Itali.

Aksidenti mësohet të ketë ndodhur rreth orës ku një djalë dhe një grua shqiptar gjetën vdekjen.

Ata po udhëtonin në autostradë pranë zonës komunale Gatteo, midis Rimini e Cesena. Identiteti i tyre ende nuk dihet.

Makina e viktimave, Renault Clio ishte goditur nga pas nga një Volsëagen Passat, dhe ishte kthyer në këmbë tërthorazi përgjatë autostradës.

Shoferi që banonte në Imola ishte 28 vjeç, kurse gruaja që ishte me të në makinë ishte 38 vjeçe dhe jetonte në Galeata.

Në bordin e makinë së dytë ishin tre persona me origjinë italp-zvicerane me banim në Zvicër, 47, 50 dhe 55 vjeç me lëndime të lehta. Tre të plagosurit u nxorën nga zjarrfikësit


Shtuar më 17/08/2019, ora 13:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori