Aksident tragjik në Itali, shqiptar digjet brenda makinës (VIDEO)
Një 22 vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident automobilistik në Itali.

Ngjarja e rëndë ka ndohru në Agazanna të Italisë mbrëmjen e së shtunës.

Mësohet se viktima është Klodian Murrizi 22 vjeç, i cili udhëtonte me një makinë tip Toyota Rav 4, kur mjeti humbi kontrollin dhe u përmbys duke dalë nga rruga.

Pas aksidentit sipas mediave italiane, makina e shqiptarit ka shpërthyer në flokë duke i marrë jetën atij.

Mediat italiane raportojnë se përveç shqiptarit që humbi jetën, në mjet ndodhej edhe një person tjetër rreth 22 vjeç, i cili është dërguar në spital në gjendje të rëndë për jetën./albeu.com/
Shtuar më 27/01/2019, ora 10:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori