Aksident tragjik në Itali, humb jetën gruaja shqiptare plagoset e bija 17-vjeçare (FOTO LAJM)

Pëlqej
Një aksident me vdekjen e një gruaje shqiptare ka ndodhur këtë të hënë, rreth orës 16.00, në Piacenza të Italisë, raportojnë sot mediat lokale.

Një makine tip “Ford Fusion” dhe një furgon “Fiat Scudo” janë përplasur kokë më kokë.

Përplasja rezultoi fatale për një 45-vjeçare shqiptare, e cila mbeti e vdekur. Identiteti i viktimës nuk bëhet i ditur nga raportimet e mediave lokale. I plagosur, por jo në gjendje të rëndë për jetën ka mbetur një 17-vjeçare">17-vjeçare që mendohet se është e bija dhe e cila ndodhej në një makinë me 45-vjeçaren.

Ndërsa drejtuesi i fugonit raportohet se nuk ka pësuar lëndime.

Një hetim ka nisur për zbardhjen e ngjarjes.
Shtuar më 14/08/2018, ora 19:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori