Mundohet ta fshehë! Olta Gixhari kapet “mat” me bashkëshortin në udhëtim (VIDEO)

Ish-banorja e edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Olta Gixhari, ende vazhdon të jetë një nga personazhet më të komentuar në rrjet, ndërkohë që dhe fansat ndjekin çdo lëvizje të saj.

Aktorja ka preferuar që jetën e saj personale dhe veçanërisht imazhin e bashkëshortit të saj t’a mbaj privat, dhe pse gjatë qëndrimit të saj në BBV, ai u bë i njohur si “Dori”.

Por duket se tashmë, çifti nuk i shpëton dot syrit të fansave, të cilët kanë postuar fotot apo videot të aktores dhe bashkëshortit të saj në rrjetet sociale.

Një në video të postuar në rrjetin social “TikTok”, Olta shfaqet me bashkëshortit të saj në aeroportin e Tiranës, duke pritur për fluturimin e radhës.


Shtuar 7.09.2023 17:32