Aksident tragjik në Elbasan, makina i merr jetën një këmbësorje
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Përparim, me pasojë vdekjen e një gruaje.

Shtetasi me inicialet E.S., 43 vjeç, banues në Durrës, duke drejtuar mjetin tip "BMV", ka përplasur këmbësoren shtetasen Xh.B., 64 vjeçe, banues në Librazhd.

Për pasojë kjo e fundit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme proceduriale.

Grupi hetimore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Shtuar më 16/10/2020, ora 19:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori