Aksident tragjik në Elbasan, humb jetën 20-vjeçari
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Cërrik- Mollas ku ka humbur jetën një i ri.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se një 20-vjeçar ka gjetur vdekjen në në fshatin Shtëpanjë duke drejtuar mjetin me targa AA 931 HR.

Njoftimi i policisë

Më datë 15.02.2018 në aksin rrugor Cërrik- Mollas shtetasi A.Xh., 20 vjeç banues në fshatin Shtëpanjë duke drejtuar mjetin me targa AA 931 HR ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një kollonë betoni të një muri rrethues.

Si pasojë ka ndërruar jetë vetë drejtuesi i mjetit. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. /albeu.com/
Shtuar më 16/02/2018, ora 10:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori