Aksident tragjik në Itali/ Pas nënës ndërron jetë edhe djali 12-vjeçar
Aksidenti tragjik ku mbeti i vdekur një grua shqiptare, ka marrë përmasa edhe më të mëdha.

Mediat lokale italiane shkruajnë se djali i saj, 12 vjeç, i cili mbeti i plagosur rëndë ka ndërruar jetë në spital.

Aksidenti i rëndë ndodhi mbrëmjen e së dielës në Padova, ku shqiptarja me inicialet A.B vdiq menjëherë në vend pasi makina e saj u përplas ballazi me një automjet tjetër.

Bashkë më nënën e re po udhëtonin edhe fëmijët 2, 12 dhe 16 vjeç.

Pasi pa me sytë etij vdekjen e nënës , djali 12-vjeçar nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në spitalin e Conas.

Si pasojë e moti të keq dhe lagështirës së madhe, shqiptarja në një moment ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka devijuar në korsinë tjetër, duke u përplasur me një makinë, ku udhëtonte një familje marokene. /albeu.com/

Shtuar më 10/10/2016, ora 18:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori