Shpërthim tritoli në Vaun e Dejës

Një shpërthim me tritol ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Stajkë të Vaut të Dejës në Shkodër.

Tritoli ishte vendosur në pjesën e jashtme të banesës së një 66 vjeçari, por sipas burimeve ka pasur vetëm dëme materiale.

 Njoftimi i Policisë:

Vau i Dejës/Shkodër

Rreth orës 11:00 jemi njoftuar se gjatë natës, në fshatin Stajkë, Vau i Dejës, në portën e rrethimit të jashtëm të banesës së shtetasit A. P., 66 vjeç, është vendosur një sasi e vogël lënde plasëse, e cila ka shpërthyer duke shkaktuar vetëm dëme materiale në portën e oborrit të banesës.

Vijojnë veprimet hetimore në vendin e ngjarjes duke administruar çdo provë dhe duke vlerësuar çdo informacion, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.


Shtuar 24.03.2022 15:03