Aksident tragjik në Durrës, humb jetën 47-vjeçari
Një aksident tragjik me pasojë vdekjen ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në Durrës.

Mësohet se një burrë rreth 47 vjeç ka humbur jetën.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit në rrugën Manzë-Gjiri Lalzit.

Burime nga policia thanë se në fshatin Rrotull, Shkëqim Ferhati, 47 vjeç, banues në fshatin Shkafanë, duke drejtuar motorin tip “Papaq” ka rënë në kanal dhe për pasojë ka humbur jetën./albeu.com/

Shtuar më 26/01/2017, ora 10:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori