Aksident tragjik me automjetin, shqiptari humb jetën në Greqi
Një shqiptar ka gjetur vdekjen në Kretë pas një aksidenti tragjik.

Sipas mediave vendase, aksidentiështë regjistruar në rrugën “Akrotiri” në Chania në orën 16:00.

Viktima, një shqiptar 48 vjeç, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, teksa ishte duke drejtuar një motor, është përplasur me një automjet.

Impakti rezultoi fatal për 48-vjeçarin i cili humbi jetën, teksa po transportohej në spital nga ekipet e ndihmës së shpejt, që u thirrën në vëngre pas aksidentit.

shqiptari u transportua i pajetë në spitalin në Chania, e konfirmoi një zyrtar i institucionit shëndetësor. /albeu.com/
Shtuar më 15/09/2018, ora 19:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori