Aksident tragjik, makina merr përpara këmbësorin e dehur
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë.

Një automjet ka përplasur në rrugë kalimtarin, duke e plagosur rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bulgarec, pranë Korçës.

I plagosuri është dërguar me urgjencë drejt spitalit, ku ka humbur edhe jetën.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit.

Dyshimet e para flasin se i viktima ka qenë në gjendje të dehur.

Njoftimi:

Më datë 12.01.2021, rreth orës 19:10, në aksin rrugor Korçë-Maliq, në afërsi të fshatit Bulgarec, shtetasi K. D., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin A. G., rreth 55 vjeç, banues në Bulgarec, këmbësor në rrugë, i cili u dërgua në Spitalin e Korçës, ku ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e shkaqeve të aksidentit.
Shtuar më 12/01/2021, ora 19:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori