Aksident rrugor ne Mitrovice, 10 te plagosur
Albeu.com
Dhjetë persona janë plagosur në një aksident rrugor, që ndodhi mbrëmë në rrugën rajonale Mitrovicë-Leposaviç. Autobusi me të cilin po udhëtonin rreth 15 udhëtarë është përplasur në vendin e quajtur Kamenicë.Dëshmitarët thonë se drejtuesi i autobusit ka humbur kontrollin ndaj automjetitit, ka goditur një dru, e pastaj është rrokullisur. Nuk njoftohet për viktima. Autobusi po udhëtonte në linjën Mitrovicë-Beograd.
Shtuar më 27/08/2009, ora 18:24
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori