Aksident rrugor në Konispol, plagosen 2 shtetase greke
Dy shtetase greke janë plagosur mbrëmjen e sotme në një aksident rrugor të ndodhur në Konispol.

Nga informacionet paraprake, ngjarja ka ndodhur në aksin Shkallë-Qafë Botë rreth orës 20:15, teksa një automjet me targa greke është përplasur me një kamion me targa TR295LK.

Bëhet me dije se shtetaset greke udhëtonin me mjetin me targë INX518.

Të plagosurat janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa forcat e policisë të mbërritura në vendngjarje kanë nisur hetimet për rrethanat dhe shkaqet e aksidentit./Albeu.com/
Shtuar më 01/09/2016, ora 20:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori