Aksident rrugor i Ilir Metes ne Peshkopi, Meta: Fatmiresisht shpetuam, fushata vazhdon
Albeu.com
LSI konfirmoi se aksidenti ndodhi sot ne mesdite kur Ilir Meta po udhetonte me automjetin e tij, ne drejtim te Peshkopise per takimet elektorale te parazgjedhjeve.Kreu i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta ka pesuar nje aksident automobilistik pa rrezik per jeten ne qytetin e Peshkopise. Sipas burimeve mesohet se kreu i LSI eshte cuar menjehere ne spitalin civil te Peshkopise per te mjekuar plagen ne krahun e djathte per rreth nje ore ne reanimacion. Zyra per shtyp e LSI ben te ditur se menjehere pas kesaj Meta ka vazhduar takimet permbyllese elektorale per zgjedhjet e 3 korrikut ne qytetin dibranku prezantoi 2 kandidatet e LSI-se per deputete ne zonat 21 dhe 22, perkatesisht Besnik Nuredini e Bajram Krashi. Meta foli ne miting dhe me pas u largua drejt Tiranes me nje helikopter per ne Spitalin Ushtarak.
Fatmiresisht jemi shendoshe e mire dhe kjo dhe me ndihmen e Zotit per te fituar ne zgjedhjet e 3 korrikut. Shoferi im beri nje manovrim te shkelqyer dhe duke na shpetuar jeten te gjitheve ne makine". Keshtu eshte shprehur per mediat kreu i LSI, Ilir Meta ne momentin e mberritjes ne Spitalin Ushtarak ne Tirane. "Kemi pasur nje miting te shkelqyer ne Peshkopi dhe tani ndodhem ketu per mjekim te metejshem te krahut. Fushata vazhdon", u shpreh Meta ishoqeruar nga shume militante te LSI. Kreu i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta pesoi sot ne mesdite nje aksident automobilistik pa rrezik per jeten ne qytetin e Peshkopise. Meta po udhetonte me automjetin e tij, ne drejtim te Peshkopise per takimet elektorale te parazgjedhjeve. Pas mjekimit ne spitalin civil te Peshkopise, Meta vazhdoi takimet elektorale. News24
Shtuar më 30/06/2005, ora 00:23
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori