E FUNDIT/ Rikthehen protestat studentore, studentët të pakënaqur me premtimet
Aksident, plagosen dy persona
Dy persona kanë mbetur të plagosur gjatë ditës së sotme nga një aksident automobilistik. Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë ku janë përplasur një autobus me një veturë.

Burime të Policisë lokale sqaruan se, "O.R, 35 vjeç, që drejtonte mjetin tip "Benz" me targë EL 7994 B, humbi kontrollin e mjetit duke u përplasur me një autobus, me targa AA 842 AF, me drejtues P.G, 60 vjeç, lindur e banues në Korçë".

Sipas burimeve, si pasojë e përplasjes së dy mjeteve u aksidentua vetë drejtuesi i mjetit O.R, dhe M.K, 28 vjeç, banues në fshatin Bradashesh Elbasan, që ishte pasagjer në mjetin tip "Benz".

Dy të dëmtuarit ndodhen në spitalin kirurgjik të Elbasanit nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia ka nisur procedimin penal për drejtuesin e mjetit tip "Benz" mbi të cilin rëndon akuza për veprën penale " shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor"./albeu.com/
Shtuar më 02/11/2011, ora 14:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori