Aksident në Vorë, makina përplas rëndë një person
Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të Vorës, ku një person është përplasur nga një makinë.

Nga përplasja personi ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

Mësohet se i aksidentuari është në gjendje të rëndë.

Shkak për aksidentin dyshohet të jetë shpejtësia tej normave të lejuara dhe lagështia në rrugë.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shtuar më 04/10/2019, ora 08:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori