Ishte infektuar nga malaria, ndërron jetë shqiptari në Shkup

Malaria i ka marrë jetën një shqiptar në Shkup.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se një 35 vjeçar nga Shkupi, i cili me gjasë ishte infektuar nga malaria në një udhëtim pune në Ganë, ka ndërruar jetë.

Mësohet se shqiptari ishte paraqitur në gjenje të rendë shëndetësore në Spitalin Universitar për Sëmundjet Infektive në Shkup, ku edhe ka ndërruar jetë.

Nga Klinika e Sëmundjeve Infektive thonë se ai ishte shtruar në spital menjëherë pas mbërritjes në Klinikë dhe se ishin marrë të gjitha masat e duhura, por që për fat të keq gjendja e tij ishte ndërlikuar. /albeu.com/


Shtuar 29.01.2020 17:33