Aksident në Vlorë, makina e 27-vjeçares bie në kanal
Një aksident me pasojë plagosjen e një 27-vjeçare ka ndodhur sot në Vlorë. Sipas informacioneve të deritanishme mësohet se një mjet tip “Golf” ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal.

Nga ky aksident ka mbetur e plagosur drejtuesja e mjetit, një 27-vjeçare, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po mjekohet në spitalin e Vlorës.

“Rreth orës 12:56, në autostradën Fier-Vlorë pranë fabrikës së kripës, automjeti tip Golf me drejtues shtetasin F. Z ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal.
Shtuar më 12/08/2020, ora 14:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori