Aksident ne Tirane-Vore, 3 te vdekur
Albeu.com
Dy persona kanë vdekur dhe një tjetër është plagosur në një aksident të rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Vorë. Përplasja e një makine me një taksi ka qenë fatale për personat të cilët udhëtonin me makinë.Mësohet se viktimat janë Legjenda Sadiku dhe një djalë identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur ndërkohë që shoferi i taksisë i cili ishte plagosur rëndë quhet Astrit Daçi dhe është dërguar urgjentisht në spital por përkundër ndërhyrjes së mjekëve nuk ka arritur të mbijetojë.

Trupat e pa jetë të dy pasagjerëve janë dërguar në morgun e Tiranës ku po punohet për të bërë të mundu identifikimin e djalit, i cili është rrethe 30 vjeç. Ndërsa policia po heton për të zbardhur këtë ngjarje, ku dy pistat kryesore janë shpejtësia tej normave të lejuar së taksisë dhe humbja e kontrollit nga drejtuesi i mjetit.
Shtuar më 13/05/2010, ora 22:32
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori