Aksident në Tiranë, përplasen tre automjete tek Kthesa e Kamzës (VIDEO)
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të Tiranës, në vendin e quajtur Kthesa e Kamzës.

Sipas informacioneve mësohet se në askident janë përfshirë tre makina, por nuk raportohet për lëndime në njerëz.

Deri tani dyshohet se shkak për aksidentit ka qenë mosrespektimi i rregullave të qarkullimit nga njëri prej drejtuesve.

Forcat policore aktualisht ndodhen në vendngjarje, por akoma nuk ka informacion mbi identitetet e personave të përfshirë në aksident.
Shtuar më 09/02/2020, ora 22:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori