Aksident në Tiranë, një i vdekur dy të plagosur
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve ka ndodhur në orët e vona të së hënës në kryeqytet.

Ngjarja është shënuar në urën e Lanës pranë Drejtorisë së Policisë ku dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe si pasojë njëra prej tyre ka përfunduar në Lanë.

Dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti tragjik. /albeu.com/
Shtuar më 26/02/2013, ora 09:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori