Aksident në Tiranë, makina përplas të moshuarin dhe largohet
Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në Rrugën e Kavajës në Tiranë, në afërsi të 21-Dhjetorit, njofton Portali Albeu.

Sipas dëshmitarëve okularë, një makinë ka përplasur dhe ka aksidentuar rëndë një të moshuar të gjinisë mashkull i cili po kalonte në vijat e bardha ndërsa makina nuk ka ndaluar dhe është larguar nga vendngjarja.

vendngjarje ka arritur menjëherë ambulanca, e cila e ka marrë të moshuarin për t'a dërguar në Spitalin Ushtarak ndërsa njoftohet se gjendja e 60-vjeçarit është kritike.

Policia po punon për identifikimin e makinës së përfshirë në aksident. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2014, ora 19:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori