Aksident masiv në Tiranë, ka të plagosur
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë në rrugën tek diga e Liqenit.

Mësohet se 3 automjete janë përfshirë në aksident me njëra tjetrën, sapo kalohet rreth-rrotullimi që është ngritur tek kopshti Zoologjik dhe që lidh rrugën me Unazën e Re.

Si pasojë e aksidentit janë lënduar disa persona, si dhe është rënduar trafiku.

Shkak për rëndesën e trafikurt janë bërë edhe punimet në autostradën e re në drejtim të Komunës së Parisit.

Për shkak të punimeve në këtë aks, lëvizja e mjeteve nga rreth-rrotullimi bëhet vetëm në drejtim të sheshit Willson. /albeu.com/

Shtuar më 13/06/2017, ora 16:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori