Aksident ne Shkup, humb jeten kengetari Muhamed Suma
Albeu.com
Këngëtari 20 vjeçar nga Shkupi Muhamed Suma, ka gjetur vdekjen mbrëmë në bulevardin ‘Slovenija’ në Shkup kur vetura e tij e markës ‘Jeep’ është përplasur në shtyllën elektrike.Shkaqet e këtij aksidenti tragjik ende nuk dihen, kurse policia do të informojë pasi të përfundojë hetimin, raporton Shqipmedia.
Muhamed Suma rrjedh nga një familje artistësh, është fitues i disa çmimeve muzikore në Maqedoni.
Ai para tre vitesh ishte fitues i “Nota fest” me një këngë që u bë hit dhe pushtoi zemrat e adhuruesve te kënges se tij, po ashtu me këngen “Bota sillet”, la gjurmë në festivalin Top Fest, duke u bërë një ndër më të dëgjuarat dhe të dashurit e te rinjëve.


Shtuar më 04/05/2010, ora 03:59
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori