Aksident në Shkodër, makina me shpejtësi përfundon në kanal
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Velipojë në afërsi të fshatit Trush.

Mjeti i cili lëvizte me shpejtësi të lartë ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës. Fatmirësisht personat kanë arritur të dalin dhe kanë vetëm disa dëmtime të lehta.

Policia po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit. /albeu.com/
Shtuar më 16/09/2017, ora 17:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori