Aksident në Shkodër, humb jetën kalimtarja
Një aksident rrugor i ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër i ka marrë jetën një personi. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Lezhë në fshatin Kryebushat ku një kalimtare është përplasur nga një automjet.

Përplasja ka rezultuar fatale për këtë të fundit, e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa mjeti që e aksidentoi është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Policia ndodhet në vendgjarje dhe ka nisur hetimet për dentifikimin e viktimës dhe kapjen e drejtuesit të mjetit që aksidentoi kalimtaren. /albeu.com/
Shtuar më 30/01/2015, ora 08:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori