“Shyqyr që ke ardhë me vajza e djem të rinj, jo me burra të vjetër!” Pas takimit, Basha ecën në rrugët e Shkodrës (VIDEO)

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qenë ditën e sotme në qytetin e Shkodrës për të prezantuar atje kandidatin e PD-së për kryetar të Bashkisë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, Xhemal Bushatin.

Në përfundim të takimit në pedonalen e qytetit, Basha ka shëtitur në rrugët e qytetit, ku ka takuar qytetarë të shumtë, për t’i bërë të ditur ofertën e Partisë Demokratike në zgjedhjet lokale.

Të shumtë kanë qenë qytetarët që nuk ja kanë kursyer ndihmën kryendemokratit, duke i premtuar votën në 6 mars.

“Shyqyr që ke ardhë me vajza e djem të rinj, jo me burra të vjetër”, i tha Bashës një prej qytetarëve./albeu.com/


Shtuar 19.02.2022 17:23