Mos dilni jashtë gjatë orëve të pikut, në fundjavë temperaturat do t’i kalojnë 40 gradë celcius

Depërtimi i Anticiklonit Afrikan do të sjellë masa ajrore të thata e të nxehta duke bërë që moti të jetë i kthjellët gjatë gjithë ditës dhe kohëzgjatja e orëve me diell e temperatura të larta të mbizotërojë në të gjithë territorin.

Edhe gjatë ditës së diel temperaturat do të jenë mjaft të larta, sidomos në orët e pikut, ku pritet t’i kalojnë 40 gradë celcius.

Ekspertët apelojnë për të shmangur daljet gjatë orëve të pikut, si dhe të pini sa më shumë lëngje dhe të freskoheni herë aps here.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi 1-6m/s, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1 ballë.


Shtuar 14.07.2023 16:28