Aksident në Rrugën e Kombit, humb jetën motoristi
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e sotme rreth orës 19:30 në Rrugën e Kombit, në aksin rrugor Rrëshen – Kukës në autostradë, pranë fshatit Gëziq.

Shtetasi Leonard Mamaga, 31 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar një motorr ka rrëshqitur dhe është përplasur me trafik-ndarësen, e për pasojë ka gjetur vdekjen.

Sipas policisë, 31-vjeçari po kthehej nga Kosova me një grup motorristësh.

Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet për zbulimin e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Shtuar më 05/06/2016, ora 21:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori