Aksident në Peshkopi, 5 të plagosur (FOTO LAJM)

Update - Një aksident automobilistik me bilanc pesë persona të plagosur ka ndodhur sot pasdite në fshatin Katund i Ri në Peshkopi. Mesohet se 3 prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë për jetën.

Mësohet një automjet në të cilin udhëtonin pesë persona ka dalë nga rruga dhe është dëmtuar rëndë. Personat po udhëtonin nga Peshkopia drejt Luznisë dhe ky ka qene momenti kur automjeti ka dale nga rruga.

Dyshohet se shkak ka qenë moti i keq me reshje shiu që ka përfshirë zonën si dhe terreni malor ku ndodhet rruga.

Dy prej të plagosurve janë nisur drejt Tiranës, ndërsa një prej tyre është fëmijë. /albeu.com/
Shtuar më 09/02/2014, ora 18:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori