Aksident në Përrenjas, makina përplas këmbësoren
Pëlqej
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Përrenjas, ku një makinë ka përplasur një këmbësore në Përrenjas Fshat. Policia bën me dije se M.B., 53 vjeç, banues në Tiranë ka përplasur me mjetin e tij tip ‘Benz’ F.K.,87 vjeçe e cila është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Librazhdit.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor Librazhd-Përrenjas, në fshatin “Prrenjas”, shtetasi M.B., 53 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Benz” me targa TR 1271 J, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen F.K.,87 vjeçe, banuese në fshatin “Përrenjas

Shtetasja F.K., ndodhet në spitalin e Librazhdit, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje për të përcaktuar shkakun e aksidentit.
Shtuar më 27/05/2018, ora 18:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori