Aksident në Patos, vdes 17 vjeçari
Një 17-vjeçar nga qyteti i Patosit ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur gjatë natës së kaluar. Sipas policisë Fabio Mema ndodhej në vendin e pasagjerit në makinën e drejtuar nga 18-vjeçari Klodian Mema e cila ka devijuar nga rruga duke u përplasur me një pemë.



Nga hetimet paraprake të policisë, që ka grumbulluar provat në vendin e ngjarjes, dyshohet për humbje të kontrollit të mjetit nga ana e drejtuesit si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara. /albeu.com/
Shtuar më 30/03/2012, ora 09:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori