Një
aksident i
ndodhur ditën e sotme në një minierë private në Martanesh, i ka marrë jetën një 45 vjeçari. Ngjarja ka
ndodhur në minierën e fshatit Thekën të
Martaneshit, ku ka humbur jetën Shaban Grrica, 45 vjeç.
Mësohet se minatori gjeti vdekjen pas
shembjes së një masivi shkëmbor. Ndërkohë pritet raporti nga Reparti i Inspektim-Shpëtim Minierave për zbardhjen e ngjarjes. /albeu.com/
Shtuar më 28/06/2015,
ora 14:30