Aksident në Milot, nisen me urgjencë drejt Traumës dy të rinj
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në Milot, ku një makinë ka dalë nga rruga duke lënë të plagosur dy persona.

Mësohet se të plagosur rëndë kanë mbetur shtetasit Zef Paloka dhe Erli Mëhilli, për shkak se mjeti me të cilin ata udhëtonin ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur.

Dy të plagosurit pasi kanë marrë ndihmën e parë në spitalin e Laçit janë dërguar me urgjencë në spitalin e traumës në Tiranë.

Policia po heton lidhur me shkaqet e aksidentit, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak është bërë shpejtësia me të cilën udhëtonte mjeti i dy të rinjve.
Shtuar më 21/10/2020, ora 10:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori