Aksident në Maminas, 2 të vdekur dhe 1 i plagosur
Foto ilustruese
Dy të vdekur dhe një i plagosur është bilanci i aksidentit rrugor të ndodhur sonte rreth orës 19:20 në afërsi Maminasit në autostradën Tiranë-Durrës.

Automjeti tip ‘BMWX6’ me targë “CZ442BJ” me të cilin po udhëtonin tre personat ka dalë nga rruga dhe ka shkaktuar vdekjen e dy prej pasagjerëve si dhe plagosjen e shoferit.

Nga aksidenti, kanë mbetur të vdekur shtetasit, Flamur Muka 45 vjeç dhe Muhamet Buzi 45 vjeç, si dhe ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit Artur Ziu 50 vjeç. I plagosuri është nisur menjëherë drejt spitalit të Durrësit ku mësohet se është në gjendje të rëndë.

Policia po heton mbi rrethanat e aksidentit ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara. /albeu.com/
Shtuar më 15/11/2013, ora 22:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori