Vuçiç në Shqipëri, policë e efektivë të gardës blindojnë Kryeministrinë para protestës se Berishës (FOTO& VIDEO)

Në orën 16:00 në Tiranë pritet të mbahet një protestë masive e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha kundër takimit të “Open Balkan” në Shqipëri, ku merr pjesë edhe Aleksandër Vuçiç.

Ndërkohë që kanë mbetur vetëm pak minuta nga protesta e lajmëruar, forca të shumta policie dh efektivë të Gardës së Republikës janë dislokuar në ambientet e Kryeministrisë.

Siç duket nga pamjet e siguruara nga LSA, efektivët janë vendosur në pjesën e pasme të Kryeministrisë, të gatshëm për të ndërmarrë çdo veprim sipas protokollit. Ndërkohë që shihen dhe efektivë të tjerë të armatosur rëndë.

Në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, janë vendosur në të dyja krahët flamuj shqiptarë, maqedonas e serbë. /albeu.com/


Shtuar 20.12.2021 15:45