Aksident në Librazhd-Peshkopi, plagosen tre persona
Një aksident ka ndodhur në orët e para të mbrëmjes në aksin rrugor Librazhd-Peshkopi.

Mësohet se një automjet me targa AA 764 JR është përplasur me një kamionçinë në fshatin Fushë-Studen.

Si pasojë e kësaj përplasje janë lënduar tre personat që ndodheshin në mjetin me targa AA 764 JR.

Ata janë transportuar për në spitalin e Librazhdit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe një grup hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

Shtuar më 15/11/2020, ora 22:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori