"Shofer i ri": Aksident në Librazhd, mjeti përfundon në përrua
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Librazhd, ku një automjet me targa AA518BC ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka përfunduar në përroin e Shesë.

Si pasojë e aaksidentit, tre të rij kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spitalin e Librazhdit. Fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Në xhamin e makinës ishte edhe një leter ku shënonte “Shofer i ri”, ç’ka duket se është një tjetër arsye e këtij aksidenti.

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Shtuar më 22/01/2020, ora 11:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori