Policia Rrugore kontrolle në Tiranë, 102 shoferë tej afateve për shlyerjen e gjobave

Policia Rrugore ka kryer kontrolle në Tiranë me qëllim evidentimin e shkeljeve dhe dënimin e tyre.

Ditën e sotme janë kontrolluar 932 automjete, nga të cilat 102 kanë rezultuar se kanë kaluar afatin njëmujor të shlyerjes së masave administrative.

Njoftimi i policisë:

DVP Tiranë

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatet në varësi të DVP Tiranë, ditën e sotme, në zbatim të planit operacional për kontrollin e automjeteve dhe motomjeteve që qarkullojnë ndërkohë që kanë disa masa administrative të pashlyera, kanë ngritur pika kontrolli me qëllim evidentimin e drejtuesve të këtyre mjeteve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Gjatë ditës të sotme, janë kontrolluar në total 932 mjete dhe motomjete. 102 prej tyre kanë rezultuar se kanë kaluar afatin njëmujor të shlyerjes së masave administrative dhe po kryhen veprimet procedurale nga shërbimet e Qarkullimit Rrugor, ndërsa janë këshilluar për shlyerjen e tyre, drejtuesit e automjeteve që janë brenda afatit njëmujor.

Plani operacional do të vazhdojë dhe në ditët në vijim.

 

 


Shtuar 23.06.2023 15:33