Aksident në Lezhë, përplasen dy makina
Pasditën e sotme një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Rrillë.

Raportohet se në ngjarje janë përfshirë dy makina, të tipit “Golf”, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën.

Përveç dëmeve materiale nuk ka të dhëna për të lënduar në njerëz.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Shtuar më 17/11/2019, ora 19:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori