Aksident në Fier, makina humb kontrollin dhe përfundon në kanal
Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në aksin rrugor Fier-Levan.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka dalë nga rruga në vendin e quajtur “Kthesa e Liqenit” duke përfunduar në kanalin anësor të saj.

Automjeti tip Land Rover me targa AA 129 NS ka pësuar dëme të shumta materiale ndërkohë që nuk raportohet për persona të lënduar.

Policia ndodhet në vendngjarje ndërkohë që shkak kryesor është shpejtësia e makinës. /albeu.com/
Shtuar më 24/03/2019, ora 17:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori