Aksident ne Lac, humbin jeten dy motocikliste te rinj
Albeu.com
Një aksident me pasojë vdekjen e dy të rinjve ka ndodhur pasditen e sotme në kryqëzimin e rrugës së Patokut, në Laç. Viktimat të cilët ishin duke udhëtuar me një motor, janë Alban Zajfi dhe një tjetër i dyshuar si nipi i ish-deputetit Pal Dajçi, raporton Top Channel.
Ngjarja ka ndodhur si pasojë e përplasjes së motorit me pjesën anësore të një kamioni. Një prej viktimave mbeti i vdekur në vend, ndërsa i dyti humbi jetën pas ardhjes së ambulances.
Shtuar më 22/05/2010, ora 19:13
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori