Pesë persona kanë mbetur të
plagosur paraditen e sotme gjatë një aksidenti rrugor në aksin Kukës-Morrinë. Dy prej të plagosurve Pëllumb dhe Drita Derveni janë në gjendje më të rëndë për shëndetin dhe pritet të dërgohen me helikopter drejt spitalit Ushtarak.
Të
plagosurit e tjerë Luljeta
Turku,
Brisilda Toga dhe Liljana Ajazai janë jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se shkak i aksidentit ka qenë një humbje e kontrollit të mjetit nga ana e shoferit. /albeu.com/
Shtuar më 11/10/2013,
ora 13:54