Magjitë e Armando Brojës me Southampton pushtojnë rrjetet sociale, videoja bëhët virale kudo (VIDEO)

Armando Broja padyshim që është njëriu i momentit dhe një nga më të përfolurit në Angli dhe jo vetëm.

20-vjeçari po kalon një sezon fantastik me klubin anglez dhe performanca e tij sa vjenë dhe rritet. Sulmuesi i kombëtares sonë ndodhet në një moment fantastik ku këtë sezon në 20 ndeshje ka shënuar 6 herë. Nuk janë vetëm golat ato të cilat e kanë spikatur, por edhe shpejtësia, forca,teknika dhe vendosshmëria në fushën e lojës.

Paraqitjet e tij kanë mahnitur futbollin anglez dhe disa ekipe kanë filluar të kontaktojnë Chelsean për shërbimet e tij. Një nga më të freskët është Arsenali, me Mikel Artetën i cili po mahnitet nga Armando Broja.

Shijoni magjitë e talentit tonë në videon e mëposhtme./ h.ll/albeu.com


Shtuar 15.02.2022 20:04