Aksident ne Kroaci, vdesin kater shqiptare nga Kosova
Albeu.com
Katër shqiptarë nga Kosova, përfshirë një fëmijë, kanë humbur të shtunën jetën në një aksident komunikacioni në Pirovac të Kroacisë, 280 km në jug të Zagrebit. Ata kanë humbur jetën kur automjeti me të cilin po udhëtonin, furgon me targa të Gjermanisë, ka dalë jashtë rruge dhe është rrokullisur disa herë.Emrat e të vdekurve, dy meshkuj, një grua dhe një fëmijë, ende nuk janë bërë të ditur, ndërsa mediat kroate kanë raportuar se, shoferi i vdekur është një person nga Tharanda (ish-Suhareka) me inicialet M.H, ndërsa udhëtarët të tjerë, që kanë marrë lëndime, janë transportuar në spitalin e Shibenikut.

Sipas mediave kroate, në momentin e aksidentit në furgon kanë qenë 9 persona, ndërsa shkaqet e aksidentit ende nuk dihen. Mediat po ashtu kanë spekuluar se shkak i aksidentit mund të ketë qenë lodhja e shoferit, ose edhe një pusetë në rrugë. (telegrafi/albeu)
Shtuar më 15/08/2009, ora 22:45
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori