Aksident në Korçë, humbin jetën dy persona
Pëlqej
Dy persona kanë humbur jetën nga një aksident automobilistik i ndodhur mëngjesin e sotëm në Qarkun e Korçës. Mësohet se ngjarja ndodhi në aksin rrugor Plasë-Pendavinj dhe viktimat Sabri e Aleko Risi po udhëtonin me automjetin tip furgon që drejtohej nga shtetasi Farti Xhihani.

Drejtuesi i mjetit nuk ka patur dëmtime me pasoja për jetën ndërsa dy shoqëruesit kanë humbur jetën. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet paraprake për të zbuluar shkaqet e këtij aksidenti.
Shtuar më 25/11/2010, ora 09:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori