Një
aksident me pasojë një të vdekur është regjistruar në aksin
rrugor Kavajë-Rrogozhinë. Viktimë e këtij aksidenti
rrugor ka mbetur Gentian Sinamati, 29 vjeç banor i Vorrozenit të Kavajës. Sipas policisë 29 vjeçari është aksidentuar gjatë kohës që po udhëtonte në drejtim të Kavajës me një automjet tip “Benz”.
Të njëjtat burime konfirmojnë se viktima, i cili ishte dhe drejtuesi i automjetit ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanalin anësor të saj. Sipas policisë shkak për aksidentin
rrugor është bërë shpejtësia e madhe me të cilën po udhëtonte drejtuesi i automjetit. /albeu.com/
Shtuar më 19/06/2012,
ora 13:23